PRAKTIKA E KONFIDENCIALITETIT
Azhornuar më 14 tetor, 2022
Pyetjet që bëhen më shpesh mbi mënyrën sesi mbledhim, ruajmë dhe përdorim të dhënat tuaja.
A e shesim informacionin tuaj personal për kompensim monetar?
A ia japim të dhënat tuaja partnerëve të palëve të treta?
A marrim informacion nga kompani të tjera të cilave u keni dhënë leje për të dhënat?
A përdorim informacionin tuaj për rekomandime më të mira të produkteve dhe përvoja të faqes në internet?
A u japim kontroll mbi të dhënat tuaja?
Jeni në kontroll të informacionit tuaj personal. Mund të ushtroni të drejtat tuaja dhe të ndryshoni preferencat tuaja në çdo kohë.
Në varësi të vendit se ku u regjistruat, llogaria juaj P&G mund të ofrojë aftësinë për të aksesuar informacionin tuaj dhe për të bërë azhurnime ose për të fshirë të dhënat tuaja.
Nëse jo, mund të bëni një kërkesë për akses, fshirje, korrigjim, largim nga marrja e email-eve ose teksteve të marketingut ose të kundërshtoni përdorimin tonë të adresës tuaj të email-it ose numrit tuaj telefonik për reklama, këtu.
Gjithashtu mund të na thoni të ndalojmë se dërguari email dhe mesazhe me tekst juve duke ndjekur udhëzimet e largimit të dërguara me këto komunikime. Ju lutemi jini të vetëdijshëm se mund të na duhet të mbajmë njëfarë informacioni për të respektuar zgjidhjet tuaja (p.sh. nëse na thoni të ndalojmë së dërguari email-a të marketingut, do të na duhet adresa juaj e email-it në skedar në mënyrë që sistemet tona të mbajnë mend se nuk dëshironi të merrni më komunikime të marketingut në atë adresë të e-mail-it).
Gjithashtu, ekzistojnë disa situata ku mund të mos jemi në gjendje të plotësojmë kërkesën tuaj (p.sh. fshirja e të dhënave të veprimit ku kemi një detyrim ligjor për ta mbajtur atë ose për parandalim të mashtrimit, sigurisë ose për të mbrojtur konfidencialitetin e të tjerëve, mes gjërave të tjera).
Si mund të ndaloni marrjen e reklamave tradicionale të bazuara tek interesi Për të ndalur marrjen e reklamimit P&G të bazuar tek interesi, mund të klikoni këtu ose të klikoni në imazhin e vogël AdChoices në një nga faqet tona. Për Evropën, mund të klikoni këtu. Ju lutemi sigurohuni të largoheni nga të gjithë partnerët tanë të reklamimit:
Tapad
TradeDesk
MediaMath
Neustar
Facebook
Amazon
Google
Liveramp
Gjithashtu mund të parandaloni marrjen e reklamave bazuar tek interesi në faqe në internet duke refuzuar cookies në shfletuesin(it) tuaj, duke refuzuar kërkesat për “aksesin e të dhënave” që aplikacionet zakonisht paraqesin kur i instaloni ata ose duke rregulluar cilësimet e gjurmimit të reklamave në pajisjen tuaj. Ju lutemi vini re se gjithashtu mund të merrni reklama të personalizuara të bazuar në adresën e email-it ose numrin e telefonit, nëse na i keni dhënë ato për qëllime të marketingut. Për t’u larguar nga ai përdorim, ju lutemi na kontaktoni.
Do të shihni akoma reklama “të kontekstit” edhe nëse largoheni nga reklamat bazuar tek interesi Edhe nëse ndalojmë së dërguari reklama bazuar tek interesi, akoma do të merrni reklama nga markat tona në kompjuterin ose pajisjet celulare tuaja. Këto reklama, megjithatë, janë të bazuara në kontekstin e faqeve që vizitoni dhe quhen reklama të kontekstit. Ndryshe nga reklamat bazuar tek interesi, të cilat bazohen në faqet që vizitoni në telefonin tuaj celular ose veprimtaritë e shikimit në kompjuter, reklama të kontekstit janë reklama që ju shfaqen bazuar në kontekstin e faqes së caktuar që jeni duke vizituar. Për shembull, akoma mund të shihni një reklamë për një nga markat tona të kujdesit për foshnjën ndërsa shihni produkte të dhomës së fëmijëve në internet sepse këto faqe tradicionalisht kanë patur kryesisht prindër të rinj ose të ardhshëm si vizitorë. Gjithashtu duhet të dini se akoma mund të mbledhim informacion nga kompjuteri ose pajisjet tuaja dhe ta përdorim atë për qëllime të tjera si vlerësimi sesi funksionojnë faqet tona në internet, për studim të konsumatorëve ose zbulimin e mashtrimit.
Fshirja e cookies gjithashtu fshin largimin tuaj Kur largoheni nga reklamimi bazuar tek interesi, dërgojmë një cookie të largimit në shfletuesin tuaj që na tregon se nuk dëshironi të merrni më nga ne reklama bazuar tek interesi. Cookie juaj e largimit do të fshihet nëse vendosni të fshini të gjitha cookies. Kjo do të thotë se do të duhet të largoheni përsëri nëse ende nuk dëshironi të merrni reklama bazuar tek interesi.
Akses ose Fshirje Për të bërë një kërkesë për akses ose fshirje në lidhje me të dhënat personale të përdorura për reklamat tradicionale për sjelljen në internet, të cilat, për shembull, do të përfshijnë informacion që mund të kemi për ju në një skedar personalizimi ose nivelin e kodit identifikues të pajisjes dhe të cilat i përdorim për t’ju ofruar reklama të përshtatshme, ju lutemi, na kontaktoni këtu. Për të përpunuar kërkesën tuaj, duhet të na jepni ndonjë prej identifikuesve të mëposhtëm:
Identifikuesin e cookies tuaj nga ofruesit tanë të shërbimit: Tapad, Neustar, MediaMath dhe TheTradeDesk.
Identifikuesin tuaj të reklamimit në celular (IDFA, Android ID).
Identifikuesin e pajisjes tuaj televizive për reklamimin, që është një identifikim unik i caktuar nga një ofrues i lidhur i televizionit, p.sh. Identifikimi i Roku-t për reklamimin.
Nëse keni dhënë të dhënat tuaja përmes vizitave në disa prej faqeve tona të Nordic ose faqeve partnere në internet, përfshirë:
Mund të ushtroni të drejtat tuaja si subjekt i të dhënave duke klikuar këtu.
Për të bërë një kërkesë lidhur me të dhënat personale që mund të kemi si pjesë e pjesëmarrjes tuaj në një nga studimet tona kërkimore, ju lutemi shihni informacionin e kontaktit të dhënë në formularin tuaj të pëlqimit ose telefononi ose vizitoni qendrën tuaja kërkimore.
Nëse jetoni në Kaliforni, mund të keni akses të informacionit personal që mbajmë për ju, të kërkoni hollësi sesi përpunojmë informacionin tuaj personal, të na kërkoni të fshijmë të dhënat tuaja ose të na kërkoni që të mos “shesim” më tej informacionin tuaj personal (shihni “shesim” siç përkufizohet në CCPA). Për të mësuar më shumë dhe për të ushtruar të drejta të tilla, ju lutemi klikoni këtu.
Nëse jetoni në ZEE ose Mbretërinë e Bashkuar, ose jeni fizikisht në ZEE ose Mbretërinë e Bashkuar, mund të përdorni të dhënat personale që kemi për ju, të kërkoni që informacioni i pasaktë, i vjetruar ose jo më i nevojshëm të korrigjohet, të fshihet ose të kufizohet dhe të na kërkoni t’ju sigurojmë të dhënat tuaja në një format që ju lejon ta transferoni atë tek një sigurues tjetër i shërbimit. Gjithashtu mund të tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë atje ku jemi duke u mbështetur në pëlqimin tuaj për përpunimin e të dhënave tuaja personale. Dhe mund të kundërshtoni përpunimin nga ne të të dhënave tuaja personale (kjo do të thotë të na kërkoni që të ndalojmë përdorimin e tij) atje ku ai përpunim bazohet në interesin tonë legjitim (kjo do të thotë se kemi një arsye për përdorimin e të dhënave).
Për të bërë një kërkesë, klikoni këtu.
Nëse do të kërkoni më shumë informacion mbi mbrojtjen e të dhënave dhe të drejtat e të dhënave tuaja personale në përgjithësi, ju lutemi vizitoni faqen e Përgjegjësit Evropian të Mbrojtjes së të Dhënave në https://edps.europa.eu/data-protection/ ose faqen e Zyrës së Mbretërisë së Bashkuar të Komisionarit të Informacionit në https://ico.org.uk. Nëse nuk jeni të kënaqur me përgjigjen tonë ndaj kërkesave tuaja, mund të bëni një ankesa pranë autoritetit të mbrojtjes së të dhënave në vendin tuaj.
Procter and Gamble España SA respekton Kodin e sjelljes për mbrojtjen e të dhënave në AUTOCONTROL, të akredituar nga Agjencia spanjolle e mbrojtjes së të dhënave dhe prandaj është subjekt i sistemit të saj jashtë-gjyqësor të ankesave mbi përpunimin e të dhënave kur kanë lidhje me mbrojtjen e të dhënave dhe reklamimin, i disponueshëm për ata që janë të interesuar në faqen në internet www.autocontrol.es
Nëse jeni një profesionist dentar dhe na keni dhënë informacionin tuaj si pjesë e një prej programeve tona për shpërndarjen profesionale, përfshirë përmes https://www.dentalcare.com, ju lutemi na kontaktoni përmes përfaqësuesit tuaj vendor të P&G, p.sh. Oral-B.
Si të gjitha markat, mbledhim të dhëna ndërsa ndërveproni me ne ose kur jepni të dhëna që nga ana tjetër mund të na jepen. E bëjmë këtë me respekt dhe kujdes për të mbrojtur të drejtat tuaja. Të dhënat mund të na ndihmojnë t’ju kuptojmë më mirë si një konsumator dhe person. Mund ta përdorim informacionin që kemi veçmas ose ta kombinojmë së bashku për t’ju dhënë produkte, shërbime dhe përvoja më të mira.
Mbledhim informacion për ju në shumë mënyra dhe nga shumë vende. Një pjesë e informacionit që mbledhim mund të përfshijë informacion personal që mund të përdoret për t’ju identifikuar; për shembull, emri juaj, adresa e e-mail-it, numri i telefonit ose adresa postare. Në disa vende, si ato në ZEE ose Mbretërinë e Bashkuar ose në shtete si Kalifornia, gjëra si adresa e IP-së ose cookie dhe identifikuesit e pajisjes celulare gjithashtu mund të konsiderohen informacion personal.
Ju lutemi vini re: Mund të kombinojmë të gjithë informacionin që mbledhim për ju për t’ju dhënë produkte, shërbime dhe përvoja më të mirë të përdoruesit.
Na jepni informacionin tuaj ku regjistroheni për një llogari në faqet tona në internet ose aplikacionet celulare ose duke na telefonuar ose dërguar email. Mund të kërkojmë për gjëra si emri juaj, adresa e email-it ose e shtëpisë, datëlindja, informacioni i pagesës, mosha juaj, gjinia, numri i personave në familjen tuaj dhe mënyra sesi dëshironi që t’ju dërgojmë informacion mbi produktet dhe shërbimet tona—për shembull, në adresën e shtëpisë tuaj, adresën e email-it ose duke ju dërguar tekst.
Mund të përdorim teknologji që automatikisht mbledhin informacion kur vizitoni faqet tona, shihni reklamat tona ose përdorni produktet ose shërbimet tona. Për shembull, përdorim cookies (një skedar i vogël i vendosur në shfletuesin e kompjuterit tuaj) për të na treguar se çfarë shfletues dhe sistem të përdorimit jeni duke përdorur, adresën tuaj të IP-së, faqet në internet që vizitoni, lidhjet që klikoni ose nëse keni hapur ose nuk keni hapur një email nga ne.
Për t’u dhënë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit, mund të përdorim teknologji që mbledhin informacion nga telefoni juaj kur përdorni aplikacionin tonë të celularit ose pajisjet tona “inteligjente” në shtëpinë tuaj. Pranoni ta bëni këtë kur shkarkoni aplikacionin ose instaloni pajisjet shtëpiake të lidhura me internetin. Ky informacion mund të përfshijë identifikimin e reklamimit të telefonin tuaj celular ose pajisjes tjetër, informacion rreth sistemit të përdorimit të telefonit tuaj, mënyra sesi e përdorni aplikacionin ose pajisjen dhe vendndodhjen tuaj fizike. Do të merrni një njoftim automatik në telefonin ose pajisjen tuaj që ju jep opsionin për të pranuar ose refuzuar që të na lejoni të njohim vendndodhjen tuaj të saktë gjeografike (saktësisht ku jeni duke qëndruar ose ku jeni duke aksesuar internetin).
Mund të marrim informacion që kompani të treta na japin ose na shesin. Për shembull, mund të keni dhënë pëlqimin që një kompani tjetër të na japë informacionin tuaj personal kur u regjistruar për shërbimet e telekomit ose programin e pikave të besnikërisë të një shitësi me pakicë. Gjithashtu mund të mbledhim informacion nga vende ku e di se kushdo mund t’i shohë, si nga postime në internet, vendosje në blog, video ose faqe të mediave sociale. Gjithashtu mund të marrim informacion nga kompani të tjera, si rishitës të të dhënave të konsumatorit që janë në biznesin e mbledhjes ose përmbledhjes së informacionit rreth jush të marrë nga baza të të dhënave të disponueshme publikisht (në përputhje me kërkesat ligjore vendore siç zbatohen) ose nga pëlqimi që keni dhënë për përdorimin e tyre dhe më pas përdorimin tonë të informacionit tuaj. Ky mund të jetë informacion në lidhje me nivelin e të ardhurave tuaja, moshën, gjininë, numrin e njerëzve në familjen tuaj dhe produktet që keni blerë internet ose nga dyqane në lagjen tuaj.
Përdorim informacionin tuaj për na ndihmuar që të përmbushim qëllimin tonë për të prekur dhe përmirësuar jetën e njerëzve si ju çdo ditë anembanë botës.
Për shembull, e përdorim informacionin tuaj që:
Të kryejmë shërbime për ju
T’ju identifikojmë ose autentifikojmë në programet dhe faqet tona të ndryshme në internet
T’u përgjigjemi pyetjeve ose kërkesave tuaja për informacion
Të japim shërbim për konsumatorin
Të japim mesazhe për veprimet (si deklarime të llogarisë ose konfirmime)
Të dërgojmë komunikacione të marketingut, sondazhe dhe ftesa
Të përpunojmë pagesën tuaj për produktet që blini nga ne
Të përpunojmë dhe japim rimbursime dhe mbledhje
T’u dërgojmë produkte ose mostra që keni kërkuar
T’ju ndihmojmë që të menaxhoni preferencat tuaja në faqen e ose aplikacionin e P&G
T’ju lejojmë që të hyni në konkurrimet ose lotaritë tona
Të ndërveprojmë me ju në mediat sociale
Të kuptojmë më mirë interesat e preferencat tuaja dhe t’ju shërbejmë juve e të tjerëve si ju me oferta dhe komunikacione të përshtatshme
T’ju shfaqim reklama përkatëse dhe t’ju shfaqim të tjerëve reklama përkatëse përmes audiencave të ngjashme. Për shembull, nëse regjstroheni për email të marketingut për detergjentë të larjes së rrobave në SHBA, mund të ngarkojmë adresën tuaj të emailit të shifruar në Facebook në Francë për të gjetur konsumatorë atje të cilët, sipas Facebook, “janë të ngjashëm” si ju që t’ju shfaqim edhe atyre një reklamë në Facebook.
Gjithashtu do ta përdorim informacionin tuaj për qëllime të brendshme të biznesit si:
Kontroll të cilësisë, trajnim dhe analiza
Mirëmbajtje dhe verifikim të sigurisë
Administrim të sistemit dhe menaxhim i teknologjisë, përfshirë optimizimin e faqeve tona në internet dhe aplikacioneve tona
Qëllime të sigurisë, përfshirë zbulimin e kërcënimeve dhe mbrojtjen ndaj veprimtarisë keqdashëse ose mashtruese
Mbajtjen e regjistrave dhe veprimeve të kontrollit me konsumatorët, përfshirë futjet dhe regjistrimet e mbajtura si pjesë e informacionit të veprimit
Menaxhimin e rrezikut, kontrollin, hetime, njoftime dhe arsye të tjera ligjore dhe të pajtueshmërisë
Gjithashtu mund të përdorim informacionin tuaj personal për t’ju kuptuar më mirë, përfshirë:
Për studim të brendshëm
Për të dizenjuar dhe zhvilluar produkte, shërbime e programe që kënaqin konsumatorët tanë
Për të identifikuar konsumatorë të ardhshëm
Gjithashtu mund të grumbullojmë dhe të përdorim informacionin tuaj, përfshirë informacion të dhënë nga një palë e tretë (p.sh. programi referoni një mik), për të administruar dhe mirëmbajtur programet tona të stimulit financiar, shpërblimeve, zbritjeve (p.sh. kuponë të çmimit ose shërbimit) dhe programe të besnikërisë (së bashku, “Programe të shpërblimeve”). E përdorim informacionin që jepni në këto programe për të verifikuar identitetin tuaj, për t’ju ofruar shpërblime unike, për të ndjekur statusin tuaj në program dhe për të lehtësuar shkëmbimin e pikëve të programit për produkte, materiale promocionale, seminare të trajnimit dhe elementë të tjerë. Nëse jepni pëlqimin që të merrni pjesë në ndonjë prej Programeve tona të shpërblimeve, mund ta tërhiqni atë pëlqim në çdo kohë duke na kontaktuar duke përdorur hollësitë e kontaktit në këtë Praktikë të konfidencialitetit ose në përputhje me udhëzimet e përcaktuara në kushtet e përgjithshme të Programit të zbatueshëm të shpërblimeve. Mund të përdorim informacion të mbledhur nga, ose lidhur me, pjesëmarrësit në Programet tona të shpërblimit për çdo qëllim tjetër ose në çdo mënyrë tjetër të përcaktuar në këtë Praktikë të konfidencialitetit. Për më shumë informacion sesi përllogarisim vlerën e informacionit tuaj personal për Programet e shpërblimit siç kërkohet sipas Ligjit mbi konfidencialitetin e konsumatorit të Kalifornisë (“CCPA”), ju lutemi
.Cookies janë skedarë të vegjël të dërguar tek kompjuteri juaj ndërsa lundroni në internet. Ata ruajnë informacion të dobishëm rreth asaj sesi ndërveproni me faqet në internet që vizitoni. Cookies nuk mbledhin ndonjë informacion të ruajtur në kompjuterin ose pajisjen tuaj ose në skedarët tuaj. Cookies nuk përmbajnë ndonjë informacion që do t’ju identifikojë direkt si një person. Cookies tregojnë kompjuterin dhe pajisjen tuaj vetëm si numra dhe shkronja të caktuara rastësisht (p.sh. identifikuesi i cookie ABC12345) dhe asnjëherë, për shembull, si John E. Smith.
Përdorim cookies për një numër arsyesh, si:
për t’u dhënë reklamim të përshtatshëm
për të mësuar më shumë mbi mënyrën sesi ndërveproni me përmbajtjen P&G
për të na ndihmuar që të përmirësojmë përvojën tuaj kur vizitoni faqet tona në internet
për të mbajtur mend preferencat tuaja, si një gjuhë ose një rajon, në mënyrë që të mos ketë asnjë nevojë që të personalizoni faqen në internet për secilën vizitë
për të identifikuar gabime dhe për t’i korrigjuar ato
për të analizuar sesi janë duke funksionuar faqet tona në internet
Rreptësisht të nevojshme Këto cookies lejojnë që faqja të shfaqet ose sigurojnë njëfarë funksionueshmërie thelbësore pa të cilën faqja nuk do të funksionojë (d.m.th. vendosjen e të dhënave tuaja në një karrocë të blerjeve).
Cookies të performancës Këto cookies lejojnë që faqet të mbajnë mend se çfarë preferoni kur ktheheni përsëri. Për shembull, nëse zgjidhni ta lexoni faqen në frëngjisht në vizitën tuaj të parë, herën tjetër që ktheheni përsëri, faqja do të shfaqet automatikisht në frëngjisht. Duke mos patur nevojë për të zgjedhur një preferencë të gjuhës çdo herë e bën më të volitshme, me të efektshme dhe më miqësore për t’u përdorur për ju.
Cookies të reklamimit Këto cookies mund të përdoren për të mësuar se çfarë interesa mund të keni përgjithësisht, bazuar, për shembull, në faqet në internet që vizitoni dhe produktet që blini. Kjo gjithashtu mund të na ndihmojë të konkludojmë gjëra rreth jush si mosha juaj, gjendja martesore dhe sesa fëmijë mund të keni. Ato të dhëna na lejojnë t’ju dërgojmë të dhëna për produkte dhe shërbime që u përshtaten më mirë gjërave që ju pëlqejnë ose që ju nevojiten. Gjithashtu na lejojnë të kufizojmë numrin e herëve që shihni të njëjtën reklamë.
Cookies të analizave Këto cookies na tregojnë sesi funksionojnë faqet tona në internet. Në shumë raste, përdorim cookies të analizave të Google për të mbikëqyrur performancën e faqeve tona. Aftësia jonë për të përdorur dhe dhënë informacionin e mbledhur nga Google Analytics për vizitat tuaja në faqet tona është e kufizuar nga Kushtet e përdorimit të Google Analytics dhe Politika e privatësisë e Google.
Mund të konfiguroni shfletuesin tuaj që të refuzojë të gjitha cookies ose të tregojë se kur një cookie po dërgohet tek kompjuteri juaj. Megjithatë, kjo mund të parandalojë faqet ose shërbimet tona që të funksionojnë siç duhet. Gjithashtu mund të konfiguroni shfletuesin tuaj që të fshijë cookies çdo herë që mbaroni shfletimin.
Kur vizitoni faqet tona partnere, mund t’ju tregojmë reklama ose përmbajtje tjetër që besojmë se do t’ju pëlqejë të shihni. Për shembull, mund të merrni reklama për detergjentin e larjes së rrobave Tide® nëse vëmë re se jeni duke vizituar faqe që shesin rroba për fëmijë ose pajisje shkollore. Nga ai informacion mund të arrijmë në përfundimin se keni fëmijë dhe prandaj mund të jeni të interesuar në një produkt të fuqishëm për pastrimin e rrobave. Në këtë mënyrë synojmë t’ju dërgojmë informacion të përshtatshëm për produktet tona që mund t’ju sjellë përfitime.
Mësojmë nga grupe të konsumatorëve që kanë interesa të ngjashme Mund t’ju vendosim në një grup të caktuar të konsumatorëve që shfaqin të njëjtat interesa. Për shembull, mund t’ju vendosim në grupin e “admiruesve të brisqeve” nëse shohim se blini shpesh brisqe në internet ose mund të jeni një “blerës i pazareve” nëse vëmë re se përdorni kuponë në internet ose kërkoni zbritje ose oferta. I vëmë re këto gjëra rreth jush ndërsa shihni faqet në internet, lidhjet që klikoni në faqet tona dhe faqe të tjera që vizitoni, aplikacione celularë që përdorni ose email-a të markës sonë që shihni dhe lidhje që klikoni në email-a. Grupojmë së bashku cookie dhe identifikues të pajisjeve për të na ndihmuar që të mësojmë rreth prirjeve, zakoneve ose karakteristikave të përgjithshme nga një grup konsumatorësh që veprojnë të gjithë në mënyrë të ngjashme në internet dhe/ose jashtë tij. Duke e bërë këtë, mund të gjejmë dhe t’u shërbejmë shumë të tjerëve që “duken si” ata tashmë në grup dhe prandaj u dërgojmë atyre ato që besojmë se do të jenë oferta dhe informacion të përshtatshme dhe të dobishme.
Lidhim informacion tjetër me cookie dhe identifikues të pajisjes tuaj Cookie dhe identifikuesve të pajisjes tuaj mund t’u shtohet informacion tjetër, si informacion mbi produktet që blini jashtë internetit ose informacion që na jepni direkt kur krijoni një llogari në faqet tona. Përgjithësisht e bëjmë këtë në mënyrë që nuk ju identifikojnë direkt personalisht juve. Për shembull, mund të dimë se cookie ID ABC12345 i përket grupit të admiruesve të brisqeve bazuar në vizitat e personit në faqen në internet, moshën, gjininë dhe zakonet e blerjeve, por nuk do të dimë emrin ose adresën e atij personi ose informacion tjetër që do ta identifikojë atë si një person. Nëse do të dëshirojmë ndonjëherë të identifikojmë personalisht cookie ose informacionin e pajisjes tuaj (historinë e shikimit të internetit dhe aplikacioneve), gjithnjë do t’ju pyesim përpara sesa ta bëjmë atë.
Mund t’ju njohim anembanë të gjithë kompjuterëve, tabletave, telefonave dhe pajisjeve tuaja Mund të dimë se cookie me identifikimin ABC12345 është nga një kompjuter që mund të jetë i lidhur me të njëjtin person ose familje që kanë telefonin celular me identifikimin e pajisjes ID EFG15647. Kjo do të thotë se mund të kërkoni pelena në kompjuterin tuaj portativ, të klikoni në një lidhje të rezultatit të kërkimit në Google që e kemi sponsorizuar dhe më pas të shihni një reklamë për pelenat e markës sonë Pampers® në telefonin tuaj celular. Mund të supozojmë ose të konkludojmë se i njëjti person zotëron kompjuterin dhe telefonin sepse, për shembull, futen në të njëjtin rrjet WiFi çdo ditë në të njëjtën kohë. Të kuptuarit se cilat pajisje duket të jenë përdorur nga një person ose familje na ndihmon të kufizojmë numrin e herëve që shihni të njëjtën reklamë anembanë të gjitha pajisjeve tuaja. Dhe kjo është e rëndësishme sepse në atë mënyrë nuk mërziteni me ne se ju dërguam në mënyrë të padëshirueshme të njëjtën reklamë dhe nuk paguajmë për reklama të tilla të përsëritura që nuk duam që ju t’i merrni.
Rrjete të adresueshme Kur na jepni të dhënat tuaja personale përmes faqeve ose aplikacioneve tona, ne përdorim një shifrim të atyre të dhënave - ose një kod zëvendësues identifikimi për t'ju paraqitur reklamat të cilat mendojmë se mund t'ju pëlqejnë. Këtë e bëjmë përgjithësisht duke ngarkuar një kopje të shifruar të adresës suaj të emailit, numrit të telefonit apo kodin identifikues të reklamimit tuaj në celular, sipas tregut ku ndodheni dhe siç mund të na i keni dorëzuar vetë, një platformë që ofron hapësirë për reklama (p.sh. Facebook, Youtube, Instagram, TikTok etj.). Ne i përdorim këto të dhëna për t'ju paraqitur reklama përmes asaj që quhet rrjet i hapur. Kjo do të thotë se mund të shikoni reklama prej nesh nga faqet ose aplikacionet, ose vende të tjera si televizioni digjital që marrin pjesë në ankande të inventarit të tyre reklamues në internet.
Përputhje e përparuar Disa prej faqeve tona përdorin funksionalitete të Përputhjes së përparuar të ofruar nga Platforma të mediave sociale për reklamuesit e saj (P.sh.Përputhja e përparuar e Facebook, Përputhja e përparuar e TikTok, etj.). Përmes Përputhjes së përparuar, do të dërgojmë një pjesë të informacionit që vendosni në fushat e formularëve të faqes tonë (p.sh. emri juaj, adresa e emailit dhe numri i telefonit – jo ndonjë të dhënë sensitive ose të kategorisë speciale) të shifruar në formatin hash te Platforma e mediave sociale ose Pikseli i Platformës së mediave sociale do t'i shifrojë dhe tërheqë të dhënat në fjalë automatikisht me qëllimin për të ndihmuar që t’ju lidhë me cookie-n e shfletuesit tuaj ose identifikuesin e pajisjes tuaj. E bëjmë këtë në mënyrë që të mund ta përshtatim dhe matim më mirë efikasitetin e reklamimit tonë në platformat përkatëse të Mediave sociale. Kjo është mënyra sesi mund ta dimë se nëse ju kemi shfaqur një reklamë në një Platformë të caktuar të mediave sociale, keni klikuar mbi të, keni ardhur në faqen tonë dhe keni blerë diçka – ose jo – dhe kështu nëse na duhet të vazhdojmë të blejmë reklama në atë Platformë të mediave sociale – ose jo.
Sinjalizues bazuar tek afërsia Sinjalizuesit dërgojnë sinjale me një drejtim tek aplikacionet celulare që instaloni në telefonin tuaj gjatë largësive shumë të shkurtra për t’ju treguar, për shembull, se cilat produkte janë me ofertë ndërsa ecni përmes një dyqani. Sinjalizuesit vetëm flasin me pajisjen tuaj kur vini aq afër dhe pasi keni dhënë pëlqim brenda aplikacionit celular që shoqërohet me një sinjalizues të caktuar. Nga ana tjetër, aplikacionet mund të na sigurojnë informacion të vendndodhjes për të na ndihmuar që të personalizojmë reklamimin dhe ofertat për ju. Për shembull, kur jeni pranë një sinjalizuesi në pjesën e kujdesit për lëkurën të një supermarketi, mund t’ju dërgojmë një kupon për $4 zbritje.
Pikselët Këto janë objekte të vogla të vendosa në një faqe në internet por nuk janë të dukshme. Ato gjithashtu njihen si "etiketa,” “insekte të internetit,” ose "gif të pikselëve." Përdorim pikselët për të vendosur cookies në kompjuterin tuaj, për të mbikëqyrur veprimtarinë e faqes tonë në internet, për ta bërë hyrjen në faqet tona më të kollajtë dhe për veprimtari të marketingut në internet. Gjithashtu përfshijmë pikselët në mesazhet tona promocionale me email ose buletine për të përcaktuar nëse i hapët dhe vepruat me ta.
Identifikuesit e pajisjeve celulare dhe SDK-të Përdorim kod të softuerit në aplikacionet tona celulare për të mbledhur informacion të ngjashëm me atë që cookies mbledhin në internet. Ky do të jetë informacion si identifikuesit e telefonit tuaj celular (IDFA-të të iOS dhe identifikuesit e marketingut për Android) dhe mënyrën sesi përdorni aplikacionet tona. I ngjashëm me cookies, informacioni i pajisjes që mbledhim automatikisht ndërsa përdorni aplikacionet tona nuk do t’ju identifikojë asnjëherë si një person. Vetëm dimë një pajisje celulare si numra dhe shkronja të caktuara rastësisht (p.sh. identifikimi i reklamimit ID EFG4567) dhe asnjëherë si, për shembull, John E. Smith.
Vendndodhja e saktë gjeografike Mund të marrim informacion mbi vendndodhjen tuaj të saktë nga gjëra si koordinatat e sistemit të pozicionimit botëror (GPS) (gjatësia dhe gjerësia gjeografike) kur përdorni aplikacionet tona celulare. Gjithnjë do të merrni një njoftim automatikisht në telefonin ose pajisjen tuaj që ju kërkon të pranoni ose të refuzoni që të na lejoni të dimë saktësisht se ku jeni në botë. Duhet të kuptoni se nuk do t’ju kërkojmë gjithmonë pëlqimin për të ditur përgjithësisht se jeni në një qytet, kod postar, ose provincë më të gjerë. Për shembull, nuk e konsiderojmë të jetë një vendndodhje e saktë nëse gjithçka që dimë është se jeni diku në Manilë, Filipine.
Shtojca Faqet tona mund të përfshijnë aplikacione nga ndërmarrje të tjera, si rrjete sociale. Një shembull i një aplikacioni është butoni “Like” i Facebook. Këto aplikacione mund të grumbullojnë informacion (p.sh. URL-në e faqes që vizituat) dhe t’ia dërgojnë atë kompanisë që i krijoi ato. Kjo mund të ndodhë edhe nëse nuk klikoni mbi aplikacionin. Këto aplikacione qeverisen nga praktika e konfidencialitetit dhe afatet e kompanisë që i krijoi ato, edhe pse shfaqen në faqet tona. Veprojmë si një kontrollor i atyre të dhënave për faqet tona të ZEE-së dhe MB-së për qëllimet e grumbullimit dhe transmetimit të atyre të dhënave. Aplikacione të tilla janë cookies jo-thelbësore dhe do të punojnë vetëm në faqet tona të ZEE-së dhe MB-së nëse pranoni cookies.
Futjet Faqet tona në internet mund t’ju lejojnë të futeni duke përdorur llogarinë tuaj me një kompani tjetër si, për shembull, “Futja me Facebook.” Kur e bëni këtë, do të kemi akses vetëm tek informacioni për të cilin na keni dhënë pëlqimin për të marrë nga cilësimet e llogarisë tuaj në llogarinë e kompanisë tjetër që jeni duke përdorur për t’u futur.
Përmbajtja e përdoruesit Disa nga faqet dhe aplikacionet tona do t’ju lejojnë të vendosni përmbajtjen tuaj për konkurse, blogje, video dhe funksione të tjera. Ju lutemi mbani mend se çdo informacion që jepni ose vendosni bëhet informacion publik. Nuk kemi kontroll sesi të tjerët mund të përdorin përmbajtjen që jepni në faqet dhe aplikacionet tona. Nuk jemi përgjegjës për përdorime të tilla që mund të shkelin këtë praktikë të konfidencialitetit, ligjin ose konfidencialitetin dhe sigurinë tuaj personale.
Lidhje Faqet e P&G mund të përfshijnë lidhje në faqe të tjera, të cilat nuk i kontrollojmë. Ato faqe do të qeverisen nga praktikat dhe kushtet e tyre të konfidencialitetit, jo tonat.
Nuk jemi në biznesin e dhënies që të dhënave tuaja personale dhe e bëjmë këtë vetëm në situata shumë të kufizuara ku mbrohet konfidencialiteti juaj.
Kur kemi pëlqimin tuaj, mund t’ia japim informacionin tuaj partnerëve të përzgjedhur në mënyrë të mund t’u dërgojnë oferta, promovime ose reklama për produkte ose shërbime që besojmë se mund t’ju interesojnë. Për shembull, njerëzit që marrin email-a të P&G nga markat tona të pelenave si Pampers® gjithashtu mund të japin pëlqimin të mësojnë për qumësht për foshnja të prodhuar nga kompani të tjera.
Faqet dhe aplikacionet tona mund t’u japin identifikues unikë, informacion të konkluduar ose të rrjedhur, informacion në internet e teknik dhe të dhëna të gjeovendosjes platformave në internet dhe kompanive të teknologjisë së reklamave për të na ndihmuar që t’ju tregojmë reklama dhe oferta të përshtatshme. Gjithnjë sigurohemi se ndjekim kërkesat ligjore të zbatueshme, që mund të përfshijnë pëlqim dhe/ose largim, kur e bëjmë këtë. Nuk ia shesim informacionin tuaj personal tregtarëve jashtë P&G në shkëmbim për kompensim monetar. Nëse jeni një banor i Kalifornisë, ju lutemi shihni pjesën
të praktikës së konfidencialitetit më poshtë më informacion shtesë.
Mund t’ia japim informacionin tuaj siguruesve të shërbimit që na ndihmojnë të kryejmë biznesin tonë, përfshirë mbajtjen e faqeve tona, dhënien e email-eve tanë dhe komunikacioneve të marketingut tek ju, analizimin e të dhënave që mbledhim, ndihmën për ne me atribuimin e shitjeve (p.sh. për të parë nëse ju treguam një reklamë në një faqe të platformës dhe më pas bletë një produkt nga ne) dhe dërgimin juve të produkteve dhe shërbimeve që kërkuat. Gjithashtu ia japim informacionin tuaj avokatëve, kontrollorëve, konsulentëve, firmave të teknologjisë së informacionit e sigurisë dhe të tjerëve që na sigurojnë shërbime. U japim vetëm informacionin personal të nevojshëm që këto kompani të përmbushin detyrat që kërkojmë. Kërkohet të mbrojnë informacionin tuaj në të njëjtën mënyrë siç bëjmë ne dhe nuk do t’ia japin ose nuk do ta përdorin për ndonjë qëllim tjetër përveç dhënies së shërbimit për ne. Gjatë periudhës 12-mujore përpara përditësimit të fundit të kësaj praktike të konfidencialitetit, mund t’u kemi dhënë të dhëna nga të gjitha kategoritë e renditura në pjesën “
” më sipër palëve të treta për një qëllim të biznesit në varësi të elementëve specifikë të kryerjes së biznesit.Pagesat për blerje të bëra përmes disa prej faqeve tona në internet përfundohen duke përdorur një sistem të pagesës në internet të shitësit të palës së tretë. P&G nuk ka akses tek informacioni i kartës tuaj të kredisë të dhënë për blerje dhe nuk ruan ose jep informacionin e kartës tuaj të kredisë si pjesë e blerjeve tuaja përmes këtyre sistemeve të palëve të treta. Informacioni personal ose financiar që i jepni sistemit tonë të pagesës në internet i nënshtrohet politikës së konfidencialitetit e kushteve të përdorimit të palës së tretë dhe rekomandojmë të shqyrtoni këto politika përpara dhënies së ndonjë informacioni personal ose financiar. P&G tashmë përdor PayPal dhe Braintree si platformat tona të tregtisë elektronike të palëve të treta.
Nëse një markë ose një nga bizneset tona të cilit i keni dhënë të dhëna personale i shitet një kompanie tjetër, të dhënat tuaja do t’i jepen asaj kompanie. Si rezultat, llogaria juaj dhe të dhënat personale në të nuk do të fshihen përveç nëse i thoni markës së kompanisë së re se dëshironi që të fshihet. Gjithashtu mund t’ia japim informacionin tuaj kompanive që na ndihmojnë të mbrojmë të drejtat dhe pasurinë tonë ose kur kërkohet nga ligji ose autoritetet qeveritare.
Si një kompani e madhe, me shumë produkte dhe biznese në shumë vende anembanë botës, mbledhim llojet e mëposhtme të të dhënave në mënyrë që t’u shërbejmë sa më mirë të gjithë konsumatorëve tanë.
Ju lutemi jini në dijeni se kjo është një listë përfshirëse e të gjitha llojeve të mundshme të të dhënave që mbledhim dhe shumë prej këtyre llojeve pothuajse sigurisht që nuk do të zbatohen për ju. Nëse dëshironi të dini se çfarë të dhëna kemi faktikisht për ju, thjesht pyesni.
Informacioni i kontaktit Elementët e të dhënave në këtë kategori përfshijnë emra (përfshirë nofka dhe emra të mëparshëm), tituj, adresa postare, adresa të email-it, numra të telefonit/celularit dhe informacion të kontaktit për personat që kanë lidhje (si përdorues të autorizuar të llogarisë tuaj).
Demografia & psikografia e përgjithshme Elementë të të dhënave në këtë kategori përfshijnë karakteristika dhe preferenca personale si sfera e moshës, gjendja martesore dhe familjare, preferenca të blerjeve, gjuhët që fliten, të dhëna të programit të besnikërisë dhe shpërblimeve, të dhëna demografike të familjes, të dhëna nga platforma të mediave sociale, informacion arsimor dhe profesional, kalimet e preferuara të kohës e interesat dhe rezultatet e tendencave nga palë të treta (shanset e blerjes, përjetimit të një ngjarje të jetës, etj.).
Informacioni i veprimeve dhe tregtar Elementë të të dhënave në këtë kategori përfshijnë informacion të llogarisë së konsumatorit, të dhëna të kualifikimit, historia e blerjes dhe regjistra që kanë lidhje (kthimet, regjistra të shërbimit të produktit, regjistra të pagesave, kredive, etj.), regjistra lidhur me shkarkimet dhe blerjet e produkteve dhe aplikacioneve, të dhëna jo-biometrike të mbledhura për autentifikimin e konsumatorit (fjalëkalime, pyetje të sigurisë së llogarisë), regjistra të shërbimit për konsumatorin.
Identifikimet unike & hollësi të llogarisë Elementë të të dhënave në këtë kategori përfshijnë numrin unik të identifikimit (si numri i konsumatorit, numri i llogarisë, numri i pajtimit, numri i programit të shpërblimeve), identifikues të sistemit (përfshirë emrin e përdoruesit ose kredenciale në internet), reklamues të pajisjes, identifikimet e reklamimit dhe adresën IP.
Informacioni i internetit & teknik Ky përfshin informacion të internetit ose informacion tjetër të veprimtarisë me rrjetin elektronik. Elementë të të dhënave në këtë kategori përfshijnë: Adresa IP, adresa MAC, SSID-të ose identifikues të tjerë të pajisjes ose identifikues të vazhdueshëm, identifikuesi në internet i përdoruesit, fjalëkalimi i shifruar, veçori të pajisjes (si informacioni i shfletuesit), regjistra të serverit të internetit, regjistra të aplikacionit, të dhëna të shfletimit, të dhënat e shikimit (TV, transmetim), përdorimi i faqes në internet dhe aplikacionit, cookies të palës së parë, cookies të palës së tretë, cookies flash, cookies Silverlight, sinjalizues të internetit, gif të qartë dhe etiketa të piksel.
Informacioni i nxjerrë si përfundim Ky përfshin informacion që rrjedh nga informacion tjetër i renditur në këtë pjesë. Krijojmë elementë të nxjerrë si përfundim dhe që rrjedhin nga të dhënat duke analizuar marrëdhënien tonë dhe informacionin e veprimeve. Elementë të të dhënave në këtë kategori përfshijnë prirjet, atributet dhe/ose rezultatet e krijuar nga programet e krijuara nga analizat e brendshme.
Vendndodhja e saktë gjeografike Elementë të të dhënave në këtë kategori përfshijnë vendndodhjen e saktë si gjatësia/gjerësia gjeografike ose në disa raste adresën IP).
Informacion lidhur me shëndetin Elementë të të dhënave bazuar mbi atë sesi është mbledhur përfshijnë:
Informacion të mbledhur nga programe të konsumatorëve
Informacion i përgjithshëm i shëndetit dhe simptomave
Informacion lidhur me shtatzëninë, si data e pritshme e lindjes
Studime të kërkimit mbi konsumatorët ku keni dhënë pëlqimin tuaj të informuar
Informacion mbi shëndetin fizik or mendor, gjendjen e sëmundjes, historinë mjekësore ose trajtimin ose diagnozën mjekësore, ilaçet e mara dhe informacion lidhur me to
Informacion financiar Elementë të të dhënave në këtë kategori përfshijnë numrin e llogarisë bankare dhe hollësi e informacion të kartës së pagesës (p.sh. kur bëni një pagesë direkt me një markë ose merrni një kredi nga një markë).
Identifikime të dhëna nga qeveria Elementë të të dhënave në këtë kategori përfshijnë identifikimin qeveritar ose identifikimin e taksave (p.sh. për fituesit e një konkursi në juridiksionet ku na kërkohet të mbledhim atë informacion).
Informacioni audio-viziv Elementë të të dhënave në këtë kategori përfshijnë fotografi, imazhe video, regjistrime në CCTV, regjistrime të qendrave të telefonatave e regjistrime të mbikëqyrjes së telefonatave dhe mesazhe me zë (p.sh. për kërkime, kur vizitoni mjediset tona ose kur na telefononi).
Të dhëna nga pajisjet inteligjente dhe sensorët Elementë të të dhënave në këtë kategori përfshijnë regjistrime të pajisjeve inteligjente, produkte IoT (p.sh. nga një furçë e dhëmbëve Oral B e lidhur me aplikacionin).
Të dhëna rreth fëmijëve Elementë të të dhënave në këtë kategori mund të përfshijnë numrin e fëmijëve që keni, madhësinë e pelenave të fëmijëve tuaj, gjinitë dhe moshat e tyre.
Informacioni biometrik Elementë të të dhënave në këtë kategori përfshijnë të dhënat e njohjes së fytyrës dhe një përfaqësim matematikor të identifikuesit tuaj biometrik, si shablloni i mbajtur për krahasim (p.sh. për studime të kërkimeve të kujdesit shëndetësor). Ne do t'i mbajmë këto të dhëna biometrike për jo më shumë se tre vjet nga ndërveprimi i fundit i individit me ne, përveç nëse na kërkohet t'i mbajmë për më gjatë për qëllime ligjore, ose qëllime pajtueshmërie rregullatore, ose për të ushtruar apo mbrojtur interesat tona ligjore. Ne kemi vënë në zbatim protokolle të arsyeshme për të mbrojtur dhe, kur është e përshtatshme, për të fshirë përfundimisht apo asgjësuar të dhëna të tilla biometrike.
Ndjekim të gjitha ligjet e zbatueshme për mbrojtjen e të dhënave kur grumbullojmë informacion personal në internet nga fëmijët. Për shembull, në EEA dhe UK nuk grumbullojmë informacion personal nga fëmijë të moshës nën 16 vjeç pa pëlqimin e mbajtësit të përgjegjësisë prindërore mbi fëmijën, përveç kur një moshë më e vogël sigurohet nga ligjet vendore – me kusht që ajo moshe e tillë e vogël të mos jetë nën 13 vjeç. Po ashtu, në SH.B.A. marrim pëlqimin e verifikuar prindëror kur grumbullojmë informacion personal nga fëmijë më të vegjël se 13 vjeç.
Konfidencialiteti juaj është i rëndësishëm. Prandaj e respektojmë atë duke marrë masa për ta mbrojtur atë nga humbja, keqpërdorimi ose ndryshimi.
E respektojmë informacionin tuaj personal dhe marrim masa për ta mbrojtur atë nga humbja, keqpërdorimi ose ndryshimi. Atje ku është e përshtatshme, këto masa mund të përfshijnë masa teknike si mbrojtje, sisteme të zbulimit dhe parandalimit të hyrjeve, fjalëkalime unike dhe të ndërlikuara dhe shifrim. Gjithashtu përdorim masa organizative dhe fizike, si trajnimi i personelit për detyrimet e përpunimit të të dhënave, identifikimin e incidenteve dhe rreziqeve të të dhënave, kufizimi i aksesit të personelit të informacionit tuaj personal dhe sigurimin e sigurisë fizike, përfshirë sigurimin e dokumenteve kur nuk janë duke u përdorur.
Informacioni juaj personal mund të transferohet, të depozitohet dhe të përpunohet në një vend përveç atij ku u grumbullua, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Për shembull, mund të depozitojmë të dhënat tuaja në një server në Shtetet e Bashkuara sepse atje është ku është vendosur një bazë e caktuar e të dhënave; dhe ato të dhëna mund të “transferohen” përsëri kur një nga tregtarët tanë përdor ato të dhëna nga Zvicra për t’ju dërguar një mostër të produktit. Për të dhënat nga ZEE dhe Mbretëria e Bashkuar, kryejmë transferta të tilla, si ndërmjet njësive të P&G dhe ndërmjet P&G dhe siguruesve tanë të shërbimit, duke përdorur mbrojtjet kontraktuale që rregullatorët e ZEE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë miratuar paraprakisht për të siguruar se të dhënat tuaja janë të mbrojtura (të njohura si dispozita model të kontratës). Nëse do të dëshironi një kopje të një marrëveshje të transferimit, na kontaktoni. Për të dhënat jo të ZEE-së dhe të Mbretërisë së Bashkuar, kryejmë transferta të tilla bazuar në pëlqimin tuaj ose në kontratat tona, kur kjo kërkohet nga ligji vendor.
Për më shumë informacion mbi kategoritë e informacionit personal që mbledhim, qëllimet e biznesit dhe tregtare për mbledhjen e informacionit personal dhe kategoritë e palëve të treta të cilave u japim informacion personal, ju lutemi shihni dhëniet e mësipërme. Si një banor i Kalifornisë, mund të keni të drejtën për të kërkuar, dy herë gjatë një periudhe 12-mujore, informacionin e mëposhtëm rreth informacionit personal që kemi mbledhur rreth jush gjatë 12 muajve të kaluar:
kategoritë dhe informacionin personal specifik që kemi mbledhur për ju;
kategoritë e burimeve nga të cilat mblodhëm informacionin personal;
qëllimin e biznesit ose tregtar për të cilin mblodhëm ose shitëm informacionin personal;
kategoritë ose palët e treta të cilave u dhamë informacionin personal; dhe
kategoritë e informacionit personal rreth jush qe shitëm ose dhamë për një qëllim biznesi dhe kategoritë e palëve të treta të cilave u shitëm ose dhamë atë informacion për një qëllim biznesi.
Përveç kësaj, ju keni të drejtë të kërkoni që ne të fshijmë disa informacione personale që kemi mbledhur nga ju. Për të bërë një kërkesë të përgjithshme të dorëzimit, për të aksesuar të gjitha informacionet që kemi për ju ose për të kërkuar që ne të fshijmë të dhënat tuaja siç u përshkrua më lart, ju mund të na kontaktoni këtu ose të na telefononi në (877) 701-0404 në çdo rast. Për të ndihmuar në mbrojtjen e konfidencialitetit tuaj dhe për të ruajtur sigurinë, marrim masa për të verifikuar identitetin tuaj përpara dhënies së aksesit tek informacioni juaj personal ose shqyrtimit të kërkesës tuaj për fshirje. Pas marrjes së kërkesës tuaj, do t’ju dërgojmë një formular të verifikimit përmes email-it ose postës së zakonshme. Për të përfunduar kërkesën tuaj, ju lutemi përgjigjuni formularit të verifikimit kur ta merrni atë. Për të verifikuar identitetin tuaj, mund t’ju kërkojmë të jepni ndonjë nga informacioni i mëposhtëm: Emri, adresa e email-it, adresa postare ose datëlindja. Përveç kësaj, nëse na kërkoni t’ju japim informacion personal specifik, do t’ju kërkojmë të nënshkruani një deklaratë nën ndëshkimin për dëshminë e rreme se jeni konsumatori informacioni personal i të cilit është subjekt i kërkesës.
Ju lutemi kupton se P&G nuk mund të fshijë informacionin personal në ato situata ku mbajtja nga ne kërkohet për qëllimet tona të brendshme të biznesit ose përndryshe lejohet nga CCPA (si parandalimi i mashtrimit ose pajtueshmëria ligjore). Në këto situata, do të mbajmë informacionin tuaj në përputhje me programin tonë të mbajtjes së të dhënave dhe do ta fshijmë atë në mënyrë të sigurt në fund të periudhës së mbajtjes.
Së fundmi, gjithashtu keni të drejtën të largoheni nga shitja e informacionit tuaj personal. Për të ushtruar atë të drejtë, ju lutemi na kontaktoni këtu ose na telefononi në (877) 701-0404.
Për më shumë informacion sesi ia kemi dhënë informacionin tuaj palëve të treta në mënyrë që të përbëjë një “shitje” sipas CCPA-së gjatë periudhës 12-mujore përpara datës kur kjo praktikë e konfidencialitetit u përditësua së fundmi, ju lutemi shihni tabelën e mëposhtme. Nuk shesim me dijeni informacionin personal të të miturve nën moshën 16 vjeç.
Përllogaritja e programeve të shpërblimit Sipas CCPA-së, mund të keni të drejtë të informoheni se pse lejohen sipas ligjit programe të stimujve financiarë ose ndryshime të çmimit ose shërbimit, përfshirë (i) një vlerësim me mirëbesim të vlerës së informacionit tuaj personal që formon bazën për ofrimin e stimulit financiar ose ndryshimin e çmimit ose të shërbimit, dhe (ii) një përshkrim të metodës që përdorëm për të llogaritur vlerën e informacionit tuaj të identifikueshëm në mënyrë personale. Përgjithësisht, nuk i caktojmë vlerë monetare ose ndonjë vlerë tjetër informacionit personal. Megjithatë, në rast se na kërkohet me ligj që të caktojmë një vlerë të tillë në kuadrin e Programeve të shpërblimeve ose ndryshimeve të çmimit ose shërbimit, kemi vlerësuar informacionin personal të mbledhur dhe të përdorur sikur të jetë i barabartë me vlerën e zbritjes ose stimulit financiar të ofruar dhe llogaritja e vlerës bazohet në një përpjekje praktike dhe me mirëbesim që shpesh përfshin (i) kategoritë e informacionit personal të mbledhur (p.sh. emra, adresa të emai-it), (ii) transferueshmërinë e informacionit personal të tillë për ne dhe Programet tona të shpërblimeve, (iii) çmimin me zbritje të ofruar, (iv) vëllimin e konsumatorëve të regjistruar në Programet tona të shpërblimeve dhe (v) produktin ose shërbimin për të cilin zbatohen Programet e shpërblimeve ose ndryshimet e çmimit ose shërbimit. Tregimi i vlerës së përshkruar këtu nuk synon të heqë dorë, as nuk duhet të interpretohet si një heqje dorë nga informacioni ynë i zotëruar ose konfidencial i biznesit, përfshirë sekrete tregtare dhe nuk përbën ndonjë përfaqësim në lidhje me parimet e pranuara përgjithësisht të llogaritjes ose standardet e llogaritjes financiare.
Njoftimi për të miturit e Kalifornisë Mund të ofrojmë shërbime interaktive që lejojnë adoleshentët nën moshën 18 vjeç të vendosin përmbajtjen e tyre (p.sh. video, komente, përditësime të gjendjes ose fotografi). Kjo përmbajtje mund të hiqet ose fshihet në çdo kohë duke ndjekur udhëzimet në faqet tona. Nëse keni pyetje sesi ta bëni këtë, na kontaktoni. Jini në dijeni se vendosje të tilla mund të jenë kopjuar, përcjellë ose vendosur gjetkë nga të tjerë dhe nuk jemi përgjegjës për ndonjë veprim të tillë. Në raste të tilla do të duhet të kontaktoni pronarët e faqeve të tjera për të kërkuar heqjen e përmbajtjes tuaj.
Ia shesim këtë informacion personal kategorive të mëposhtme të palëve të treta:
Platformave në internet si Google, Amazon, Facebook
Kompanive të teknologjisë së reklamave si DSP-të tona
Këto të dhëna jepen për qëllimet e reklamimit të synuar. Këto ndërmarrje i përdorin ato të dhëna për të përmirësuar produktet dhe shërbimet e tyre në përputhje me kushtet e platformave të tyre.
Ia shesim këtë informacion personal kategorive të mëposhtme të palëve të treta:
Partnerëve të shitjes me pakicë
Këto të dhëna jepen sipas pëlqimit tuaj për marketingun e përbashkët (p.sh. lidhjen me programet e shpërblimeve)
Gjithashtu shesim çdo informacion tjetër me pëlqimin tuaj.
Për t’u larguar nga shitjet e të dhënave tuaja, klikoni këtu ose na telefononi në (877) 701-0404.
Nëse dëshironi që të përditësojmë regjistrat tanë të brendshëm në mënyrë që të mos japim informacionin tuaj personal nga programet e markës sonë me një palë të tretë në një mënyrë që mund të përkufizohet si një “shitje,” klikoni këtu ose na telefononi në (877) 701-0404.
Ju lutemi vini re se P&G gjithashtu mund t’ia transferojë informacionin tuaj personal palëve të treta përmes cookies ose teknologjive të gjurmimit për reklamim dhe qëllime të marketingut të përbashkët. Për të ushtruar të drejtën tuaj “Mos shisni” lidhur me cookies dhe teknologjitë e gjurmimit të faqeve në internet, ju lutemi shkoni tek faqja në internet e markës përkatëse, aksesoni Qendrën tonë të kërkesave të Kalifornisë Mos “shisni” e disponueshme në fund të faqes dhe konfiguroni preferencat tuaja. Meqenëse disa prej këtyre palëve të treta funksionojnë në mënyrë të ndryshme sipas faqes në internet dhe pajisjes, mund të duhet ta ndërmerrni këtë hap për çdo faqe të P&G që përdorni.
Sipas CCPA-së, mund të caktoni një agjent të autorizuar për të bërë një kërkesë në emrin tuaj, por agjenti do të duhet të plotësojë procesin e verifikimit, përfshirë paraqitjen e provës se është caktuar për të vepruar në emrin tuaj. Për kërkesa të aksesit dhe fshirjes të bëra nga një agjent i autorizuar në emrin tuaj, gjithashtu mund të kërkojmë të verifikoni identitetin tuaj direkt me ne (siç përshkruhet më sipër). Nuk do të mohojmë, kërkojmë çmime të ndryshme ose nuk do t’u japim një nivel ose cilësi të ndryshme të mallrave ose shërbimeve nëse zgjidhni të ushtroni të drejtat tuaja sipas CCPA-së.
Klikoni këtu për të parë metrikat për kërkesat nga viti kalendarik i mëparshëm.
Kjo pjesë zbatohet vetëm për përpunimin prej nesh të të dhënave personale të vendit të ZEE-së dhe banorëve të MB-së. Ajo synon të sigurojë transparencë të rritur për përpunimin, mbajtjen dhe transferimin prej nesh të të dhënave personale të banorëve të ZEE-së dhe MB-së që është në përputhje me germat dhe frymën e Rregullores së Përgjithshme mbi Mbrojtjen e të Dhënave (“GDPR”) dhe GDPR siç u përfshi në të drejtën e MB-së nga Ligji mbi Mbrojtjen e të Dhënave 2018 dhe siç u ndryshua nga Rregulloret mbi Mbrojtjen e të Dhënave, Konfidencialitetin dhe Komunikimet Elektronike (Ndryshimet etj.) (Dalja nga BE) Rregulloret 2019.
Njësitë e ndryshme të P&G mund të jenë kontrollor i të dhënave tuaja personale. Një kontrollor i të dhënave është njësia që drejton veprimtarinë e përpunimit dhe është kryesisht përgjegjëse për të dhënat. Tabela e mëposhtme identifikon kontrollorët tanë të të dhënave për të dhënat e vendit të BE-së. Për shembull, kur regjistroheni për email në një nga faqet tona në frëngjisht, njësia P&G e renditur pranë emrit të atij vendi do të jetë kontrollori i atyre të dhënave personale (p.sh. Procter & Gamble France SAS).
Vendet | Kontrollori i të dhënave |
---|---|
Austri | Procter & Gamble Austria – Zweigniederlassung der Procter & Gamble GmbH, Wiedner Gürtel 13, 100 Wien |
Bullgari | Procter & Gamble Bulgaria EOOD, Sofia 1404, Bd. Bulgaria nr. 69, Bulgaria |
Rumani | Për konkurse: Procter & Gamble Distribution SRL, 9-9A Dimitrie Pompei Blvd., Building 2A, District 2, Bucharest 020335, Romania Për faqe të tjera: Procter & Gamble Marketing Romania SR, 9-9A Dimitrie Pompei Blvd., Building 2A, District 2, Bucharest 020335, Romania |
Poloni | Procter and Gamble DS Polska sp z o.o., ul. Zabraniecka 20, 03-872 Warszawa, Polonia Procter & Gamble Distribution Company (Europe) BVBA |
Belgjikë | Procter & Gamble Distribution Company (Europe) BVBA Për Kujdesin shëndetësor të P&G: P&G Health Belgium BVBA, Temselaan 100, 1853 Strombeek-Bever |
Republika Çeke | Procter & Gamble Czech Republic s.r.o., 269 01 Rakovnik, Ottova 402, Czech Republic |
Hungari | Procter & Gamble Magyarország Nagykereskedelmi Kkt, 1082 Budapest, Kisfaludy utca 38., Hungary |
Sllovaki | Procter & Gamble, spol. s.r.o., Einsteinova 24, 851 01 Bratislava, Slovakia |
Kroaci | Procter & Gamble d.o.o. za trgovinu, Bani 110, Buzin, 10010 Zagreb, Croatia |
Francë | Procter & Gamble France SAS For P&G HealthCare: Procter & Gamble Pharmaceuticals France SAS / P&G Health France SAS 163/165 quai Aulagnier, 92600 Asnières-sur-Seine |
Gjermani | Procter & Gamble Service GmbH, Sulzbacher Strasse 40, 65824 Schwalbach am Taunus Për Shëndetin P&G: P&G Health Germany GmbH, Sulzbacher Strasse 40, 65824 Schwalbach am Taunus |
Greqi | P&G Hellas Ltd. 49 Ag. Konstantinou str., 15124 Maroussi – Athens, Greece |
Irlandë | Procter & Gamble UK, The Heights, Brooklands, Weybridge, Surrey KT13 0XP |
Itali | Procter & Gamble Srl, viale Giorgio Ribotta 11, 00144 Roma |
Hollandë | Procter & Gamble Nederland B.V., Watermanweg 100, 3067-GG Rotterdam Adresa e re nga 27 prilli 2020: Weena 505, 3013 AL Rotterdam |
Portugal | Procter & Gamble Portugal, Productos de Consumo Higiene de Saude, S.A., S.A. Edificio Alvares Cabral 3º, Quinta da Fonte, 2774-527 Paço D'Arcos, Portugal |
Spanjë | Procter & Gamble España, S.A , Avenida de Bruselas, 24, 28108 Alcobendas, Madrid, Spain |
Mbretëria e Bashkuar | Procter & Gamble UK Seven Seas Limited, The Heights, Brooklands, Weybridge, Surrey KT13 0XP |
Vendet e BE-së jo të renditura | Procter & Gamble International Operations SA, Route de Saint-Georges 47 1213 PETIT-LANCY Geneve |
Si një rregull i përgjithshëm, do të mbajmë të dhënat tuaja vetëm për sa nevojitet për të plotësuar qëllimin për të cilin u mblodh ose siç kërkohet nga ligji. Mund të duhet të mbajmë të dhënat tuaja për më gjatë sesa periudhat tona të përcaktuara të mbajtjes për të respektuar kërkesat tuaja, përfshirë për të vazhduar t’ju mbajmë të larguar nga email-at tanë të marketingut ose për të vepruar në pajtim me detyrime ligjore ose detyrime të tjera. Kjo pjesë ju tregon llojin e të dhënave që mbledhim, qëllimet për të cilat i përdorim ato, pse përdorime të tilla janë në pajtim me ligjin (baza ligjore) dhe për sa kohë i mbajmë ato zakonisht (periudha e mbajtjes).
Lloji i të dhënave Email-i, emri, numri i telefonit, adresa postare, afinitetet tuaja, interesat tuaja, sjelljen tuaj në shfletime pas hyrjes në faqet ose aplikacionet tona, profesionin tuaj, zakonet tuaja, çfarë bletë, fotografitë ose videot që vendosni, informacion rreth fëmijëve tuaj dhe familjes tuaj, përbërjen tuaj familjare, numrin e njerëzve në familjen tuaj, llojin e flokut tuaj, llojin e lëkurës tuaj, parfumin tuaj të preferuar, nëse keni një kafshë shtëpiake, Informacioni i lidhur me shëndetin (për shembull data e parashikuar për përfundimin e shtatzënisë tuaj) etj.
Pse i mbledhim këto të dhëna Për t’ju dërguar materiale, përfshirë reklama, marketingun e produkteve ose shërbimeve tona ose të produkteve ose shërbimeve të partnerëve tanë
Baza ligjore Miratimi juaj për e-mailet dhe SMS-të dhe, dhe çdo të dhënë të kategorisë së veçantë aty ku e marrim, miratimi për postimin. Interesat legjitime për gjithçka tjetër.
Periudha e mbajtjes Derisa kërkoni të fshijmë të dhënat personale ose tërhiqni pëlqimin tuaj. Nëse nuk bëni një kërkesë të tillë, të dhënat personale do të fshihen sipas planit të mëposhtëm:
email: pas <50 muajsh të mungesës së veprimtarisë në të gjitha kanalet. E përcaktojmë mungesën e veprimtarisë përmes disa kritereve të brendshme.
SMS: <50 muajsh të mungesës së veprimtarisë në të gjitha kanalet. E përcaktojmë mungesën e veprimtarisë përmes disa kritereve të brendshme.
adresa postare: <50 muajsh të mungesës së veprimtarisë në të gjitha kanalet. E përcaktojmë mungesën e veprimtarisë përmes disa kritereve të brendshme.
Këto periudha të mbajtjes mund të jenë më të shkurtra në disa vende në përputhje me kërkesat vendore.
Lloji i të dhënave Email-i, emri, numri i telefonit, disa herë të dhëna të tjera.
Pse i mbledhim këto të dhëna Për t’u dhënë pjesëmarrësve në konkurs informacion rreth konkursit, përfshirë njoftimin e fituesit(ve) të konkursit.
Baza ligjore Ekzekutimi i një kontrate
Periudha e mbajtjes Për 24 muaj përvec kur ligji vendor na kërkon që ta mbajmë më gjatë.
Lloji i të dhënave Email-, emri, numri i telefonit, informacioni i pagesës (përfshirë IBAN të llogarisë bankare ose hollësi të Paypal-it), disa herë të dhëna të tjera.
Pse i mbledhim këto të dhëna Për të përpunuar blerjet tuaja të produkteve tona, oferta të rimbursimit, ose garanci dhe për t’ju dërguar komunikime të përshtatshme lidhur me atë blerje.
Baza ligjore Ekzekutimi i një kontrate
Periudha e mbajtjes Për sa kohë që është e nevojshme për të përmbushur porosinë tuaj dhe për të vazhduar me komunikimet për porosinë tuaj përveç kur ligji vendor na kërkon që ta mbajmë më gjatë. Gjithashtu përgjithësisht mbajmë të dhëna për 24 muaj për oferta të rimbursimit dhe 10 vjet për garanci
Lloji i të dhënave Email-i, emri, numri i telefonit, disa herë të dhëna të tjera.
Pse i mbledhim këto të dhëna Për të trajtuar pyetjet tuaja dhe për t’u siguruar se vazhdojmë siç është e përshtatshme ose siç mund të kërkohet nga ligji ose praktika e P&G.
Baza ligjore Interesi ynë i ligjshëm i biznesit në menaxhimin e pyetjeve të konsumatorit dhe përmirësimin e proceseve dhe produkteve tona, si dhe pëlqimi juaj për të dhënat e kategorisë speciale, të cilat mund të mblidhen në disa raste të ngjarjes negative.
Periudha e mbajtjes Nga 0 deri në 10 vjet, në varësi të natyrës së pyetjes, interesave tona të ligjshme për përpunimin e të dhënave dhe detyrimet tona ligjore.
Lloji i të dhënave Email-i, emri, numri i telefonit, adresa, fotografi ose video të identifikueshme, disa herë të dhëna të tjera.
Pse i mbledhim këto të dhëna Për të analizuar idetë tonë të produktit dhe për të mësuar mbi preferencat dhe praktikat tuaja, në mënyrë që të mund të përmirësojmë produktet tona dhe jetën e konsumatorëve tanë.
Baza ligjore Pëlqimi juaj.
Periudha e mbajtjes Do t’i mbajmë të dhënat personale të mbledhura si pjesë e studimit klinik të konsiderueshëm për sa kohë që na nevojitet për qëllimin për të cilin u mblodhën dhe/për sa kohë që mund të kërkohet për ta mbajtur atë sipas ligjit ose rregullores vendore, e cila mund të jetë deri në 25 vjet. Për studimin jo-klinik, do të mbajmë të dhënat tuaja personale të konsiderueshme për një maksimum prej 5 vjetësh. Do të mbajmë dokumentet tuaja të nënshkruara të pëlqimit të informuar.
Lloji i të dhënave Cookies të reklamimit, identifikuesit e pajisjes, informacioni demografik, si gjinia dhe mosha, të dhëna të sjelljes si shikimet e faqes dhe të dhëna të tjera.
Pse i mbledhim këto të dhëna Për të mësuar për interesat tuaja të internetit dhe për të personalizuar reklamat që ju dërgojmë.
Baza ligjore Do të marrim pëlqimin tuaj për vendosjen e cookies në faqet tona në internet në përputhje me kërkesat e ePrivacy. Kur vendosim etiketat tona në faqe në internet të palëve të treta ose blejmë të dhëna nga shitës të palëve të treta, kërkojmë që partnerët tanë të marrin pëlqimin tuaj përpara sesa një etiketë të vendoset ose të na jepen të dhënat tuaja.
Në varësi të rastit, mund të mbështetemi në interesat tona të ligjshme të biznesit ose në pëlqimin tuaj për përpunimin e të dhënave tuaja personale për t’ju dhënë reklama që kanë lidhje anembanë kanaleve të ndryshme të mediave.
Periudha e mbajtjes Do t’i mbajmë këto të dhëna për trembëdhjetë muaj nga data që i mbledhim ato ose derisa të largoheni, cilado që është më herët.
Akoma keni një pyetje ose shqetësim? Jemi këtu për t’ju ndihmuar.
Ju lutemi na kontaktoni direkt me ndonjë pyetje apo shqetësime që mund të keni në lidhje me privatësinë tuaj dhe praktikat tona të mbrojtjes së të dhënave ose nëse jeni konsumator me një pa-aftësi dhe ju nevojitet një kopje e këtij njoftimi në një format tjetër. Nëse keni një pyetje që është specifike për punonjësin tonë të mbrojtjes së të dhënave, si një shkelje e dyshuar e të dhënave, ju lutemi shpreheni atë në mesazhin tuaj. Gjithashtu mund të shkruani drejtuar Punonjësit tonë të mbrojtjes së të dhënave tek 1 Procter & Gamble Plaza, Cincinnati, OH 45202, U.S.A.
Procter & Gamble Ireland, The Graan House, Njësitë E1 dhe E14, Parku i Biznesit Calmount, Dublin 12, Irlandë vepron si përfaqësuesi ynë në MB dhe BE në përputhje me Nenin 27 të GDPR.